NDËRMARRJA HIDRO-EKONOMIKE IBER-LEPENC SH.A, NDERON EPOPENË E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Sot, më 06.03.2025, punëtorët e NH Ibër Lepenc sh.a, së bashku me kryeshefin ekzekutiv, z. Faruk Mujka, nderuan epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e jashtëzakonshme të familjes emblematike Jashari.

Heroizmi dhe guximi i tyre, janë simbol i lirisë që gëzojmë ne sot. Familja Jashari dhe gjithë luftëtarët e UÇK-së, dhanë gjithçka për atdhenë, dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë sakrificë.

Për punëtorët e ndërmarrjes tonë, sakrifica e Jasharajve, do të mbetet frymëzim i përherëshëm për atdhedashuri dhe motiv shtesë për punë të mira, e të sukseshme.

Lavdi e përjetëshme të rënëve për liri, lavdi dhe respekt Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

Post a comment

Your email address will not be published.