image

Në vazhdën e punëve dhe misionit të besuar nga Qeveria e Kosovës, sot me datë 27.10.2022 pritëm në vizitë pune z. Getoar Mjeku – zv. Ministër i Ekonomisë së bashku me kolegët nga Njësia për Monitorim dhe Politika të Ndërmarrjeve Publike. Në takim u diskutuan shumë tema ndër më të rëndësishmet ajo e raportit të Zyrës së Auditorit Gjeneral për Pasqyrat financiare të audituara të vitit 2021 si dhe Performanca e Menaxhmentit të Kompanisë.
Krejt në fund u miratua edhe Raporti Vjetor i Ndërmarrjes N.H. “Iber Lepenc” për vitin 2021.