Të nderuar kolegë.
Me rastin e festës së Vitit të Ri, fillimisht dëshiroj të ju shprehi falemnderimet më të përzemërta për mikpritjen tuaj dhe ambientimin tim shumë të shpejtë në mesin tuaj.
Shfrytëzoj rastin të ju falemnderoj për angazhimin dhe përkushtimin tuaj gjatë vitit që po lëmë pas, duke ia mundësuar ndërmarrjes një afarizëm shumë të sukseshëm në rrethanat në të cilat funksionojmë.
Uroj që ky trend i afarizmit dhe performancës të ketë vazhdimësinë e saj edhe në vitin në të cilin po hyjmë dhe së bashku t’i gëzohemi sukseseve dhe arritjeve të reja në realizimin e Misionit dhe objektivave të ndërmarrjes sonë përgjatë vitit 2023.
Nga thellësia e zemrës, ju uroj një Vit të Ri, të mbarë, me shëndet të plotë dhe të mbushur me gëzime dhe suksese për secilin nga Ju dhe familjet e juaja të respektuara, duke mos harruar asnjëherë se jemi pjesë e ndërmarrjes e cila është ndër shtyllat më të rëndësishme të Republikës së Kosovës dhe duhet të jemi tepër krenar e të përgjegjshëm për këtë fakt.
Gëzuar!
Faruk MUJKA