Delegacioni është pritur në takim nga u.d. kryeshefi i ndërmarrjes Trepça Sh.A. Enis Abdurrahmani me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për sfidat e përbashkëta të ndërmarrjeve. Me këtë rast, kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Iber Lepenc”z. Mujka, shprehu mirënjohje dhe konsideratë të thellë për u.d. kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes Trepça sh. a. z. Enis Abdurrahmani, si dhe falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm me ndërmarrjen Iber Lepenc. Z. Mujka shprehu gatishmërinë e tij dhe të ndërmarrjes për avancimin e bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve.

Takimi pati për qëllim avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së mëtutjeshme për nismat e përbashkëta ekzistuese dhe ato të reja reformuese në kuadër të avancimit të ndërmarrjeve, për çka palët kishin dakordimin.