Bazuar në interesat e përbashkëta është arritur një marrëveshje në mes të këtyre dy institucioneve me qëllim të avancimit dhe ngritjes së arritjeve profesionale në arsimin e lartë, shkencë, bashkëpunimin arsimor dhe akademik ndërmjet dy institucioneve, duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi për studentët, stafin akademik dhe atij administrativ.

NPH“Ibër – Lepenc” dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë do të bashkëpunojnë me qëllim të zhvillimit profesional të studentëve, aktiviteteve të përbashkëta në realizimin e nevojave ndërinstitucionale, projekteve të përbashkëta në lëmitë e ujit, konstruksioneve, gjeodezisë dhe mjedisit.

Fakulteti do të nxjerr vendim për angazhimin e studentëve dhe profesorëve të cilët do të rekrutohen në zyret e ndërmarrjes për realizimin e punës së praktikës profesionale si dhe në raste kur nevojiten studimet e caktuara në fushën e inxhinierisë ndërtimore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Kryeshefi I NPH “Ibër – Lepenc” Sh.A dhe Dekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë, z. Florim Grajçevci.