Kryeshefi i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Iber Lepenc” sh.a. z.Faruk Mujka dhe Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë z. Olivier Guerot, nënshkruan Marrëveshje Partneriteti për të menaxhuar përdorimin e ujit dhe për të ruajtur këtë burim. Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ishin të pranishëm edhe kryesuesi i Bordit të Ndërmarrjes “Iber Lepenc” sh.a.  z.Bajram Mustafa dhe anëtarët e tjerë: z.Avdullah Nishori, z.Denis Dautaj dhe znj.Valmira Latifi.

SCP me më shumë se 60 vjet ekspertizë në Provence në menaxhimin e ujit dhe shpërndarjen e ujit të papërpunuar, do t’a mbështes ndërmarrjen hidroekonomike “Iber Lepenc” sh.a., rreth modernizimit të infrastrukturës dhe ristrukturimit të strategjisë së ndërmarrjes.

Vizioni i përbashkët i ndërmarrjes “Iber Lepenc” sh.a. dhe puna e SCP – Société du Canal de Provence që nga viti 2000 në Kosovë, janë baza e këtij partneriteti të mbështetur nga Ambasada e Francës në Prishtinë.