Sekretari i ndërmarrjes “Ibër Lepenc” sh.a. z. Hysni Mustafa në takim me zëvendësministrin z. Getoar Mjeku dhe udhëheqësin e  NJPMNP z.Valon Prebreza diskutuan për të arriturat dhe sfidat e ndërmarrjes  “Ibër Lepenc” Sh.A.

Gjatë takimit sekretari i ndërmarrjes shprehu mirënjohje dhe konsideratë të thellë për zëvendësministërin z. Getoar Mjeku dhe udhëheqësin e NJPMNP z.Valon Prebreza si dhe i falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për ndërmarrjen “Ibër Lepenc”.

Në anën tjetër, zëvendësministri Mjeku dhe udhëheqësi i NJPMNP Prebreza theksuan si çdoherë mbështetjen dhe përkushtimin e tyre për ndërmarrjen “Ibër-Lepenc” dhe u zotuan për adresimin e sfidave me të cilat përballet ndërmarrja.

Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kuptim të adresimit dhe jetësimit të reformave në ndërmarrjen “Ibër Lepenc” Sh.A.