SQARIM

Të nderuar,

Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër – Lepenc” Sh.A. me shqetësim të madh po e përjeton situatën e krijuar pas reshjeve të pandërprera me intensitet kaq të lartë dhe me gjithë kapacitetin njerëzor e mekanik që e ka në dispozicion, ka dalur në terren në mënyrë që të mbrojë asetet e saj dhe kanalin e Ibër – Lepencit nga kapërderdhja si dhe të evitoj apo minimalizoj dëmet e mundshme.

Kjo situatë e rënduar vjen si pasojë e reshjeve më intensive në 20 -25 vitet e fundit, me çka ka shkaktuar rritjen enorme të nivelit të liqenit të Ujmanit dhe gjithë lumenjëve dhe përrockave përreth kanalit tone, duke bartur me vete edhe gjithë mbeturinat e mbledhura rrugës.

Ekipet tona të mirëmbajtjes janë qysh nga dita e martë në terren me të gjitha mjetet në dispozicion në mënyrë që t’a bëjmë evakuimin e ujit të tepërt, duke parandaluar dëmet anësore. Çështja tjetër emergjente me të cilën po merremi me seriozitetin më të madh, është pastrimi i ujit nga lymi në mënyrë që fabrikat e ujit në Mitrovicë, Vushtrri e Prishtinë të kenë furnizim sa më të rregullt dhe me ujë sa më të pastërt.

Pengesë në këtë punë po hasim edhe për faktin se në shumë pjesë të kanalit hasim në pronë të uzurpuar e që po na vështirëson dukshëm qasjen në kanal.

Meqenëse kanali është i tipit të hapur është vështirë të mbrohet nga ndikimi i natyrës, respektivisht të të reshurave në sasi dhe intensitet kaq të madh. Jemi të vetëdijshëm për problemet që ndodhin edhe tek ujësjellësat rajonal, por ju garantojmë që do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i tejkalojmë këto ndikime.

Shpresojmë që në ditët në vijim do të ketë ndalje të të reshurave dhe njëkohësisht rënie të turbullirave të ujit në kanalin e Ibër – Lepencit. Deri atëherë, ne do të jemi në çdo moment në terren duke kryer detyrimet tona.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

NH “Iber Lepenc” sh.a.

Post a comment

Your email address will not be published.