
Në ndërmarrjen hidroekonomike “Ibër Lepenc” sh.a. me 21.08.2024, kryeshefi ekzekutiv z.Faruk Mujka me bashkëpunëtorë, pritën në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës z.Shemsi Syla dhe z.Hajriz Sejdiu këshilltar politik në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Z. Mujka i informoi lidhur me historikun, veprimtarinë, kapacitetet, të arriturat dhe sfidat e ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër Lepenc” sh.a, duke theksuar rëndësinë e infrastrukturës së ndërmarrjes dhe kërkesën që kjo infrastrukturë në përputhje me dispozitat pozitive të cilësohet si infrastrukturë kritike.



