Me anë të kësaj shkrese ndërmarrja hidroekonomike “Iber Lepenc” sh.a., reagon lidhur me lajmin e publikuar në portalin Albanian post, të cilët pa të dhëna të sakta kanë tentuar t’a dezinformojnë publikun në fazën e procesit të poentimit të kandidatit/tes ,për pozitën e shpallur për kunkursin për Auditor të brendshëm në këtë ndërmarrje. Sa për informimin tuaj dhe sqarimin me publikun, ju njoftojmë se bazuar në vlerësimin e komisionit vlerësues, të gjithë kandidatët e ftuar për intervistë i kanë plotësuar kushtet për aplikim në këtë pozitë.  Gjithashtu reagimet nga shoqëritë civile kanë qenë për një kandidat/e tjetër dhe jo për kandidaten më të poentuar për këtë pozitë, ku me apo pa vetëdije, apo qëllimshëm është keqinterpretuar nga portali në fjalë.

Në këtë proces pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues monitorues nga GLPS-ja, të cilët mund t’i kontaktoni dhe pyesni edhe ata për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Poashtu ndërmarrja hidroekonomike “Iber Lepenc” sh.a., është e hapur dhe transparente si dhe për çdo gjë tjetër dhe fton këdo që ka interes për vërtetësinë e ketij reagimi në qasjen e plotë të dokumenteve të aplikuesëve për këtë pozitë nga dita e hënë, respektivisht me datë 22.07.2024, kur edhe rifillon puna në zyret qendrore të ndërmarrjes.

Ne jemi më se të interesuar që e vërteta të del në shesh ashtu sic i ka hije gazetarisë dhe të shuajmë dilemat e mundshme që kanë rrjedhur nga ky lajm.

Me respekt,

NH “Iber Lepenc” sh. a.

Post a comment

Your email address will not be published.