Në hidrocentralin e Ujman-it deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës z.Driton Hyseni, znj.Jeta Statovci dhe z.Pal Lekaj u mirëpritën nga kryeshefi ekzekutiv z.Faruk Mujka, kryesuesi i Bordit të Drejtorëve z.Bajram Mustafa dhe bashkëpunëtorë tjerë të ndërmarrjes hidroekonomike “Iber Lepenc” sh.a., ku u njoftuan për së afërmi me informata lidhur me menaxhimin e këtij aseti vital të vendit tonë, me sasinë e ujit të hidrocentralit, sukseset, nevojat dhe sfidat e Iber Lepenc-it. Gjatë kësaj vizite u diskutua edhe performanca e ndërmarrjes, siguria e digës dhe mundësitë për investime në hidrocentral dhe përgjatë kanalit.