Në ndërmarrjen hidroekonomike “Iber Lepenc” sh.a. me 10.06.2024, kryesuesi i Bordit z.Bajram Mustafa dhe anëtarë tjerë të Bordit të Drejtorëve së bashku me kryeshefin ekzekutiv z.Faruk Mujka me bashkëpunëtorë nga menaxhmenti i ndërmarrjes, pritën në takim deputetë nga Grupi i punës nga Komisionin parlamentar për ekonomi: z.Driton Hyseni kryesues, znj.Jeta Statovci dhe z.Pal Lekaj, të cilët janë duke bërë mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr.03/L-087.
Z.Mujka i informoi deputetët lidhur me historikun, veprimtarinë, kapacitetet, të arriturat dhe sfidat e ndërmarrjes hidroekonomike “Iber Lepenc” sh.a.
Kryeshefi Ekzekutiv z.Mujka falenderoi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e dhënë.