image

Në kuadër të vazhdimit të kampanjës bashkëpunuese me komunat e Kosovës, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv z. Januz Kabashi priti sot ne takim përfaqësuesit nga Komuna e Prishtinës z. Shkumbin Gashi drejtor në Drejtorinë për Bujqësi në kuadër të Komunës së Prishtinës me të cilin nënshkruan Memorandum bashkëpunimin në mes Komunes së Prishtinës dhe N.H. “Ibër Lepenc” Sh.a. lidhur me financimin dhe realizimin e projektit për ujitjën e kulturave bujqësore në komunën e Prishtinës, projekt ky I cili do të subvencionon 200 hektarë ujitje per toka bujqësore në të mirë të fermerëve nga kjo komunë.

Ndërmarrja “Iber-Lepenc” do të vazhdojë dhe mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për tokat bujqësore dhe fermerët në përgjithesi.