Në kuadër të realizimit të projektit me Bankën Botërore „Siguria e ujit dhe mbrojtja e kanalit“, përkatësisht nënprojektit „Rehabilitimi i kanalit kryesor të Ibër Lepencit“ (projekt ky që financohet përmes kredisë nga Banka Botërore), sipas njoftimit për publikimin/shpalljen e këtij tenderi dhe sipas rregullave gjegjëse është paraparë që të mbahen dy takime me ofertuesit potencial. 

Takimi para-ofertues është mbajtur në zyret qëndrore të ndërmarrjes hidroekonomike Ibër Lepenc me datë 15.02.2023 dhe vizita në terren është mbajtur më datë 16.02.2023.

Këto aktivitete, si edhe të gjitha aktivitetet tjera të ndërmarrjës, janë zhvilluar nën patronatin e kryeshefit të ndërmarrjës z. Faruk Mujka, i cili u shpjegoi ofertuesëve se ky projekt është jetik jo vetëm për ndërmarrjen tone, por edhe për Republikën e Kosovës. 

Ofertuesit patën mundësinë të shohin nga afër natyrën e punimeve të këtij projekti si: punimet në bazenin akumulues, kanalin e hapur trapezoidal, kanalin e hapur drejtëkëndësh dhe akuaduktet.