Kryeshefi ekzekutiv z.Faruk Mujka me bashkëpunëtorë vizitoi tri njësitë punuese të ndërmarrjes “Ibër Lepenc” sh.a. (Vushtrri dhe Shkabaj dhe Komoran).
Sezoni vjetor për ujitje edhe këtë vit ka filluar me kohë dhe me sukses.
Gjatë vizitës është konstatuar se rezultatet janë më se të kënaqshme. Fermerët janë të kënaqur me procesin e ujitjes deri tani përkundër sfidave dhe kushteve klimatike që po mbizotërojnë këto ditë, si dhe kërkesave të rritura të industrisë dhe ujësjellësve regjional për furnizim me ujë.
Puna e punëtorëve të ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër Lepenc” sh.a., me gjithë sfidat e mundshme është për çdo lavdatë. Ata janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ujit për bujqit gjatë këtij sezoni dhe janë duke e bërë punën me përkushtim maksimal, gjë për të cilën i falenderoi edhe kryeshefi ekzekutiv z.Faruk Mujka me bashkëpunëtorë.