Synimi dhe
Strategjia
Synimi dhe Strategjia jone eshte:
- Mbajtja, shfrytëzimi maksimal dhe rritja e aseteve është qëllimi kryesor i ndërmarrjes
- Maksimalizimi i të hyrave me një shfrytëzim sa më efikas të këtyre aseteve mbetet prioritet i ndërmarrjes
- Në planin strategjik, zgjerimi i ndërmarrjes në aspektin e aseteve si dhe diversifikimin e veprimtarisë mbeten si qëllim.
- Ngritja e kapaciteteve të reja.
SYNIMI DHE STRATEGJIA - “Lepenci”
Projekti “Lepenc” është faza e dytë e projektit shumëqëllimor “Iber-Lepenc” i cili nuk është realizuar deri me tani.
Me realizimin e këtij projekti do të mundësohet:
- Furnizim me ujë të pijes për popullatën: Ferizaj, Lipjan, Shtimje,etj..
- Mundëson ujitjen e tokave bujqësore.
- Prodhimin e 7 MW energji elektrike apo 52 GWh/vit.
- Krahas furnizimit me ujë të industrisë, vendbanimeve dhe bujqësisë me këtë projekt gjithashtu zgjidhet edhe çështja e mbrojtjes nga vërshimet dhe kullimi i tokave bujqësore.