Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes hidroekonomike “Iber Lepenc” sh.a. i udhëhequr nga kryesuesi z.Bajram Mustafa, si dhe menaxhmenti i lartë i ndërmarrjes në krye me kryeshefin ekzekutiv z.Faruk Mujka, me 06 qershor 2024 zhvilluan Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore me përfaqësuesin e aksionarit Bordin e Drejtorëve, z.Valon Prebreza, znj. Merita Osmani dhe znj.Merita Uruçi nga Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, ku u prezantua dhe u shqyrtua Raporti Vjetor për vitin 2023, Raporti i Auditorit të Jashtëm për Pasqyrat Financiare për vitin 2023 si dhe Performanca e menaxhmentit gjatë vitit 2023.
Nga ky takim u ritheksua vazhdimësia e angazhimit të ndërmarrjes konform Planit të Biznesit.