Kryeshefi Ekzekutiv i NPH “Ibër-Lepenc” sh.a., z.Faruk Mujka ka pritur në takim deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Albena Reshitaj dhe z. Milazim Salijaj nga Grupi i punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-047 për Ujërat e Kosovës.  

Kryeshefi Ekzekutiv z.Mujka falenderoi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen e dhënë. Z.Mujka i njoftoi deputetët lidhur me të arriturat dhe sfidat e ndërmarrjes, duke theksuar rëndësinë e infrastrukturës së ndërmarrjes dhe kërkesën që kjo infrastrukturë në përputhje me dispozitat pozitive të cilësohet si infrastrukturë kritike. Z.Mujka i njoftoi deputetët se ndërmarrja vitin 2023 e ka përmbyllur me bilanc pozitiv financiar dhe se nga hidrocentrali i Ujmanit janë prodhuar 146 mijë megavatorë energji elektrike, që shënon rritje prej 95% krahasuar nga viti paraprak, duke theksuar se kjo e arritur është edhe rekord i prodhimit të energjisë elektrike që nga themelimi i ndërmarrjes. E gjithë kjo është si rezultat i organizimit të mirë të punës në ndërmarrjen tonë dhe mbështetjes se vazhdueshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat e ndërmarrjes dhe për mundësinë e bashkëpunimit.

Kryeshefi Ekzekutiv z.Mujka dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës u dakorduan për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të institucioneve respektive.

Post a comment

Your email address will not be published.